Google ADS

Ukraina kërkesë urgjente Rusisë, i jep afat vetëm 48 orë

22:43 | 13 Shkurt 2022
KRG

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë sa vijnë dhe ashpërsohen.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me liderët e shtetit të Rusisë dhe anëtarë të sigurisë evropiane për të diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e këtyre dy shteteve.

Sipas “BBC” ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia kishte injoruar kërkesat e dërguara në drejtim të tyre për arsyetuar  se përse trupat përgjatë kufirit janë në rritje e sipër, përcjell arbresh.info.

Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Ndërsa Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën edhe pse tashmë janë shtuar mbi 100 mijë trupa ushtarak në kufijtë e këtyre dy shteteve.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, poashtu ka thënë  se të premten kishte kërkuar përgjigjeje nga Rusia sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku përfshihet edhe Rusia.

“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë” – la thënë ministri.

Sipas mediave të huaja, shtete të mëdha si Franca Gjermani dhe ShBA-ja, kanë kërkuar nga personat diplomatik të shteteve të tyre, të evakuohen sa më parë nga shteti ukrainas. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme