Google ADS

Të hënën pritet të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

18:34 | 5 Mars 2022
KRG

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë raundit e tretë të bisedimeve gjatë ditës së hënë.

Lajmin e ka bërë të ditur negociatori  nga shteti i  Ukrainës, David Arakhamaya me anë të një postimi në Facebook, përcjell arbresh.info.

Ndërsa ditën e enjte ku edhe është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve, dy palët kanë rënë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga zona e luftës.

Theksojmë se gjatë javës së kaluar janë arritur dy prej tre marrëveshjeve që ishin në tavolinën e bisedimeve që u zhvilluan në afërsi të kufirit ukrainaso-bjelloruse.

Kurse sot gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka zhvilluar bisedë telefonike me senatorët amerikanë ku edhe ka kërkuar përforcime ushtarake, pasiqë Rusia nuk ka të ndalur se bombarduari. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme