Eskorta e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, është përballur me një sulm të armatosur.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, sulmi u mor përsipër nga një grup i ri në hije i quajtur “Fëmijët e Abu Jandel”, anëtarët e të cilit thuhet se janë organizuar brenda institucionit të sigurisë palestineze në Bregun Perëndimor.
Gjithashtu bëhet me dije se grupi që mori përsipër përgjegjësinë e sulmit, i kihte dhënë Abasit 24 orë afat për të ndërmarrë veprime kundër Izraelit.
Sipas raportimeve, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave.
Kujtojmë se me mijëra persona kanë humbur jetën gjatë luftimeve të ditëve të fundit mes Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas./ euronews.al/
🚨🇵🇸 Attenzione. Secondo alcuni reports sarebbe andato in scena un attentato contro il convoglio del presidente della #Palestina, Mahmoud Abbas.
Il Blog apre la diretta. pic.twitter.com/bxo0aQkawj
— Dario D’Angelo (@dariodangelo91) November 7, 2023
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...