Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se miratimi nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.
Në rrjetet sociale, Scholz shkruan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian.
“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka thënë Scholz. /tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...