Google ADS

Rusia sulmon me dron/ 7 të vrarë në Ukrainë, tre fëmijë mes viktimave

10:50 | 10 Shkurt 2024
K.B

Të paktën shtatë persona janë vrarë në Ukrainë nga një sulm me dron i Rusisë. Sulmi ka ndodhur gjatë natës në qytetin Khrarkiv.

Autoritetet lokale ukrainase thonë se mes viktimave janë edhe 3 fëmijë; respektivish një foshnje dhe 2 të mitur të moshave 4 dhe 7 vjeç.

Shumë shtëpi janë djegur nga sulmi me dron i Rusisë, pas shpërthimit edhe të një pike karburanti që u godit nga raketa.

“Agresori rus po shkatërron qytetin tonë. Por ne do ta kapërcejmë, ne do të fitojmë”, tha kryetari i Bashkisë së Kharkivit.

14 shtëpi rezultojnë që të jenë djegur. Ndërsa ushtria ruse nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për sulmet me dron të raportuar nga Ukraina./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme