Putin “Frikësohet” nga ushtria ukrainase

18:07 | 22 Shkurt 2022
KRG

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një konferencë për shtyp në Moskë, ka thënë se Rusia është e shqetësuar për kërcënimin e Ukrainës për zhvillimin e armëve bërthamore.

Putin e ka përshkruar ushtrinë e Ukrainës si “Ushtri e armatosur deri në dhëmbë” ku edhe ka thënë se trupat ushtarak të Ukrainës janë “anti-Rus”.

Sipas “The Guradian” , ai pretendon se deklaratat e fundit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të cilat dëshpërohej Ukraina që hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në vitin 1994, ishin “të synuara nga Rusia” dhe thotë se e vetmja gjë që i mungon Ukrainës në këtë drejtim janë sistemet për pasurimin e uraniumit.

Gjatë konferencës, është pyetur edhe se a do t’i vendos trupat ushtarak rus menjëherë në Ukrainën lindore, Luhanks dhe Donetsk, pasiqë  i është pranuar kërkesa e adresuar në drejtim të parlamentit rus, për t’i lejuar trupat ushtarak të lëvizin edhe jashtë kufijve të shtetit të Rusisë, por nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt .

“Nuk kam thënë se do të shkojnë atje menjëherë pas takimit tonë.”

Megjithatë, sot pritet që Shtëpia e Bardhë më saktësisht Joe Biden të dalë në konferencë për media në ora 19:00 me orën lokale të Britanisë së Madhe, pët t’i treguar përditësimet e reja për situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme