“Krenar që isha president kur duhej dikush që do t’i kundërvihej spastrimit etnik.”
Katër vjet më parë, teksa dekorohej nga ish presidenti Hashim Thaçi me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Bill Klinton, falënderimet e tij i shoqëroi me thirrjet që dëshmonin në vijimësinë mbështetjen e pa kufijshme të ish kreut të shtetit amerikan për vendin, në historinë e të cilit emri i tij do të mbetet i gdhendur si ai i njeriut që së bashku me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, pati rolin vendimtar në aprovimin e fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm me Serbinë të viteve 1998-99, gjatë të cilit u vranë mbi 10 mijë vetë.
Bulevardi “Bill Klinton” dhe një statujë e tij me përmasa njerëzore është një homazh i vlerësimit më të lartë që ka sot në Kosovë për ish presidentin amerikan, një adhurim që shtrihet edhe tek familja e tij.
“Ata i shpalosën botës problemet tona. Për të parën herë, të gjithë e mësuan se kush janë kosovarët. Bill Klinton është njeriu që rrëfeu vuajtjet tona-këtu të gjithë e duan”, pohonte asokohe për BBC-në një banore e Prishtinës.
Ndjenja e mirënjohjes ndaj familjes Klinton shkon për krah në Kosovë me respektin për Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu i ka rrënjët mjaft të thella. Bill Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara.
Gjatë tetë viteve që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, arriti të krijonte reputacionin e një paqebërësi që i solli prosperitet ekonomik, reputacion ky që edhe pse u njollos nga sjellet personale, nuk u zhbë asnjëherë, ndërsa familja e tij konsiderohet si një ndër më të fuqishmet në Amerikë.
Ai lindi si William Jefferson Blythe në Hope, Arkansas, më 19 gusht 1946.
I ati i kishte vdekur në një aksident me makinë tre muaj përpara kësaj. Mbiemrin me të cilin e njeh bota sot e mori nga njerku, Roger Clinton.
Heroin e tij politik, ish presidentin John F Kennedy do ta takonte në fillimin e viteve 1960, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.
Në rrjedhën e viteve, shumë paralele do të hiqeshin mes këtyre dy liderëve të rëndësishëm të kombit amerikan.
Mes arritjeve të rëndësishëm të Bill Klintonit shënohet ceremonia e jashtëzakonshme e shtatorit 1993 kur ish kryeministri i Izraelit Yitzhak Rabin, dhe ish kreu i Organizatës për Clirimin e Palestinës, Yasser Arafat, shtrënguan duart me njëri-tjetrin pas firmosjes së një marrëveshje paqeje.
Nëntorin e 1995-sën, KLinton u bë presidenti i parë i SHBA që vizitoi Irlandën e Veriut.
Gjatë gjithë mandatit të tij, ai u angazhua për të sjellë paqen atdhe dhe sponsorizoi procesin që kulmoi me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, e ndërmjetësuar nga i emëruari i tij, George Mitchell.
Pavarësisht skandalit Levinsky, popullariteti i Clintonit ishte aq i lartë, sa po të mos ekzistonte pengesat ligjore për të kandiduar për herë të tretë për presidencën amerikane, ai besohet gjerësisht se do të kishte fituar përballë George W Bush./tch/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...