Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas takimit gjatë ditëve të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sot është takuar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymy Zelensky.
Tema kryesore e takimit ishte de-përshkallëzimi i krizës mes dy palëve dhe për t’i qetësuar gjakrat mes Ukrainës dhe Rusisë.
Macron është duke tentuar të jetë ndërmjetësues, por deri më tani nuk ka ndonjë rezultat të madh.
Megjithatë, sipas presidentit francez, ka thënë se bisedimet ndihmuan në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Putin dhe Zelensky i thanë atij se ishin të përkushtuar ndaj parimeve të marrëveshjes së paqes të vitit 2014, raporton CNN, përcjell arbresh.info.
“Ky angazhim i përbashkët është mënyra e vetme për të krijuar paqe, e vetmja mënyrë për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme politike” – ka thënë Macron në një konferencë të përbashkët me Zelenskyn.
Ndërsa gjatë konferencës, presidenti francez, u tha gazetarëve prezent se nuk priste që Putini të bënte lëshime dhe të ruante gjakftohtësinë.
Kurse në takimin me presidentin ukrainas ka lavdëruar atë për qetësinë që ai dhe populli i Ukrainës po tregojnë. /arbresh.info/
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool