Autori i dyshuar i vrasjes së dy suedezëve mbrëmjen e kësaj të hëne në Bruksel është ende në arrati. Ngjarja e rëndë ndodhi para takimit Belgjikë-Suedi dhe viktimat mbanin veshur fanellën e kombëtares suedeze.
Sulmi me armë ndodhi në Boulevard d’Ypres dhe po konsiderohet nga autoritetet belge sulm terrorist.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale, tregohet momenti kur autori i veshur me të kuqe qëllon me kallashnikov. Po ashtu, në një tjetër video, shfaqet një person që besohet të jetë agresori, i cili thotë se sulmin e ndërmori në emër të Allahut.
This is the Islamist terrorist who just killed at least three people in #Brussels.
‘I am a fighter for Allah. We live for our religion and we die for our religion. Your brother took revenge in the name of Muslims. I have killed 3 Swedes so far’. pic.twitter.com/3xaXPZ4Nip— Paul Golding (@GoldingBF) October 16, 2023
“Jam luftëtar i Allahut. Ne jetojmë për fenë tonë dhe vdesim për fenë tonë. Vëllai juaj mori hak në emër të myslimanëve. Kam vrarë 3 suedezë deri më tani”, thotë ai në video.
Po ashtu disa përdorues në Twitter kanë postuar pamje të tjera viktimash duke pretenduar se autori ka sulmuar sërish e se ka në shënjestër europianët. Megjithatë këto janë ende të pa konfirmuara.
Teksa në vend është ngritur alarmi në nivelit më të lartë ndaj kërcënimit terrorist, mediat raportojnë se për shkaqe sigurie, tifozët që po ndiqnin takimin Belgjikë-Suedi, po mbahen brenda në stadium. Autoritetet thanë se prioriteti tashmë ishte që t’i nxirrnin tifozët shëndoshë e mirë nga stadiumi.
Takimi në fjalë, i vlefshëm për kualifikueset Euro 2024 u ndërpre pas pjesës së parë me kërkesë të kombëtares suedeze./tvklan.al
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...