Partia e qendrës së djathtë GERB e kryeministrit, Bojko Borisov, ka fituar 24.2% të votave në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, tregojnë të dhënat nga komisioni qendror zgjedhor, me 42.5% të votave të numëruara.
Partia e re e prezantuesit dhe këngëtarit popullor, Slavi Trifonov, doli e dyta me 19%, pasuar nga socialistët e opozitës me 14.9%, tregojnë të dhënat, transmeton arbresh.info.
Grupi “Bullgaria Demokratike” dhe aleanca e qendrës së majtë “Ngrihuni! Mafia Jashtë!”, që qenë pas protestave masive kundër korrupsionit e që kërkonin të rrëzonin Borisovin vitin e kaluar, morën respektivisht 11% dhe 5.1%, raporton “Reuters”.
Partia etnike turke MRF fitoi 8.7% të votave, ndërsa VMRO nacionaliste, partneri aktual i koalicionit të GERB-së, është në 3.6%, pranë pragut prej 4% për hyrjen në parlament, sipas të dhënave.
Rezultatet zyrtare përfundimtare pritet të dalin të enjten./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...