Policia në Britaninë e Madhe bën me dije se ka sekuestruar 6 tonë kokainë në një ngarkesë me banane, e cila konsiderohet si sasia më e madhe e drogës së klasit A që zbulohet në ishull.
Agjentët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Forca Kufitare e gjetën drogën me vlerë 500 milionë euro në një kontenier që kishte mbërritur në portin e Southampton.
Ngarkesa kishte si destinacion portin e Hamburgut, për t’u shpërndarë më pas në tregjet e tjera europiane.
NCA tashmë ka nisur punën me partnerët europianë për të identifikuar rrjetin kriminal që fshihet pas kësaj sasie të madhe droge.
Sipas agjencisë, kjo është një goditje e madhe për narkotrafikantët, të cilët mendohet se fitojnë 4 miliardë paund në vit nga shitja e kokainës vetëm në Britani./A2CNN
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...