OKB do të ndajë 40 milionë dollarë të tjera për të ndihmuar Ukrainën ndërsa përballet me pushtimin rus. Lajmin e ka bërë të ditur Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa fliste nga New Yorku, Guterres tha se fondet do të shkojnë për të siguruar ushqim, ujë, ilaçeve dhe materiale të tjera me rëndësi jetike, po ashtu edhe për të siguruar ndihmë në para për ata që kanë nevojë.
Po ashtu, kreu i OKB-së paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë, qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm, mund të kërcënojë të gjithë njerëzimin.
Guterres bëri thirrje për ndërprerje të armiqësive dhe për mbajtjen e negociatave serioze të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”. /abcnews.al/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...