Nga sot, në Itali është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse.
Përmirësimi i situatës nga COVID-19 në të gjitha rajonet e Italisë ka bërë që i gjithë vendi të cilësohet si zonë e bardhe nga data 28 qershor, çka heq detyrimin e mbajtjes se maskës në ambientet e jashtme sipas protokolleve antiCOVID. Por sërish nëse nuk është e mundur mbajtja e distancimit social dhe në një ambient të jashtëm ka shumë njerëz, maska duhet mbajtur.
Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka njoftuar se ka nënshkruar urdhrin për të lejuar qyetarët pa maska në ambientet e jashtme, duke fulliuar nga 28 qershori.
“Është e vërtetë që rastet kanë rënë dhe situata paraqitet mirë, por nuk duhet ta konsierojmë lojën e mbaruar”, tha më tej ministri.
Po kështu në ambientet e brendshme maska do të jetë sërish e detyrueshme për t’u mbajtur. Qytetaret do të jenë të detyruar ta mbajnë maskën në klube, dyqane, qendra tregtare në transportin publik përfshire udhëtimet me tren e aeroplan. Ndërsa në bare e restorante do të jetë e mundur të hiqet maska vetëm të ulur në tryezë./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?