Google ADS

Në Britani burrat paguhen më shumë se gratë

12:39 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Më shumë se tri të katërtat e kompanive në Mbretërinë e Bashkuar i paguajnë burrat më shumë se gratë, thuhet në një analizë të BBC-së.

Këto shifra janë publikuar pasi ka kaluar afati i fundit për dorëzimin e të dhënave për paga nga kompanitë në këtë vend.

Më shumë se 10,000 kompani kanë publikuar të dhënat e tyre, ndërsa vetëm në ditën e fundit rreth 1,000 kompani kanë dorëzuar dokumentet e tyre për paga.

Diferenca në paga bazuar në të dhënat e këtyre kompanive ka qenë 9.7 përqind.

Sipas shifrave, del se 78 përqind e kompanive pagujnë burrat më shumë se gratë, derisa 14 përqind prej tyre e bëjnë të kundërtën, duke paguar gratë më shumë.

Të dhënat përfshijnë vetëm pagën mesatare, duke ndarë veçmas fituesit më të mëdhenj nëpër kompanitë përkatëse.

Në raport po ashtu është thënë se 8 përqind e kompanive kanë deklaruar se nuk bëjnë diferenca në paga në baza gjinore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme