Gratë e ushtarëve rusë kanë marrë pjesë në protestën e parë publike në rrugët e Moskës, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Mësohet se protestuesit u mblodhën në sheshin Teatralnaya duke mbajtur pankarta që kërkonin që partnerët e tyre të largoheshin nga vija e frontit në Ukrainë, duke u shkëmbyer me trupa të tjerë, pra me një rotacion.
Po ashtu bëhet e ditur se kjo protestë u shpërbë nga policia brenda pak minutash.
Ka pasur shembuj të grave dhe nënave ruse që bëjnë thirrje online duke protestuar ndaj kushteve të të dashurve të tyre pothuajse çdo ditë që nga shkurti i vitit të kaluar, por ligjet në Rusi i kanë penguar ato të protestojnë fizikisht.
Ministria e Mbrojtjes britanike tha se protesta është një shenjë që të afërmit dhe trupat ushtarake mendojnë se vendosja pa rotacion në vijën e frontit shihet si “gjithnjë e më shumë e paqëndrueshme”./euronews.al
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...