Kremlini ka paralajmëruar vendet perëndimore, duke thënë se dërgimi i armëve në Ukrainë rrezikon sigurinë europiane, sipas BBC.
Deklarata e Dmitry Peskov vjen pas fjalimit të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila u kërkoi aleatëve të Kievit të dyfishojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Aleatët perëndimorë kanë thënë se mbështetja e tyre nuk do të thotë një konfrontim ushtarak midis Moskës dhe NATO-s.
“Tendenca për të dërguar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë paqëndrueshmëri,” tha Peskov./arbresh.info/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...