Koreja Veriore kundërshton akuzat e SHBA-së për sulm kibernetik

09:41 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një zëdhënes i ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore ka thënë se Pheniani nuk ka lidhje me asnjë sulm kibernetik, pas akuzave të Shteteve të Bashkuara se ky vend qëndron pas një sulmi të këtij lloji muaj më parë.

“Ashtu siç kemi deklaruar qartë edhe më herët për disa çështje, nuk kemi të bëjmë aspak me sulmet kibernetike dhe nuk ndjejmë nevojë të përgjigjemi ndaj çdo rasti, apo ndaj supozimeve absurde të SHBA-së”, është cituar të ketë thënë ky zyrtar, sipas agjenisë së lajmeve të Koresë Veriore, KCNA.

Akuza amerikane është një provokim serioz kundër Koresë Veriore të cilën Pheniani nuk do ta toleronte kurrë, ka thënë ai.

Sulmi kibernetik i muajit maj pati prekur shumë spitale, banka dhe kompani të tjera në shumë vende të botës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme