Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.
“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha ai.
Lexo edhe:
Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë veprim të vetme, shtoi ai, duke deklaruar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7-ës do të marrin pjesë në këto sanksione.
Këto janë sanksionet që ai shpalli sot:
Presidenti i ShBA-së shtoi gjithashtu se po bllokojnë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet.