Kryekëshilltari për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden dhe drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se vaksinimi për mësuesit duhet të bëhet i detyrueshëm në mënyrë që të mund të mbrohen nga COVID-19 fëmijët që janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar.
Në një vlerësim në televizionin MSNBC, Fauci, tha se “Kemi humbur më shumë se 615 mijë njerëz dhe ndodhemi në mesin e një vale të madhe teksa do të hymë në sezonin e shkollës në vjeshtë. Situata është shumë serioze”.
“Legjislacioni për vaksinimin e detyrueshëm nuk do të bëhet nga qeveritë federale, por nga ato të shteteve dhe ato lokale”, tha Fauci, i cili u shpreh se parashikon që administratat lokale do të përhapin vaksinimin e detyrueshëm pasi Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave “shumë shpejt” të japë miratimin e plotë për vaksinat e COVID-19.
Në javën e fundit në SHBA me COVID-19 janë prekur 94 mijë fëmijë. Kjo shifër reflekton rritje me 34 për qind në krahasim me një javë më parë.
Ndërsa Akademia Amerikane e Pediatrisë njoftoi se 15 për qind të rasteve të reja javën e kaluar në SHBA e përbëjnë fëmijët.
Ekspertët theksojnë se fëmijët janë grupmosha që e kalojnë më lehtë COVID-19. Norma e fëmijëve që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së 43 shtete të SHBA-së është 0 deri 0,26 për qind./AA/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...