Ivanka Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Shpresoj që vendi të ec përpara

08:48 | 20 Janar 2021
Arbresh.info

Ivanka Trump po përgatitet të largohet nga shtëpia e bardhë.

Ajo të martën është fotografuar duke dalë nga shtëpia e saj në Washington D.C, një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, e cila po ashtu si babai i saj nuk do të marrë pjesë në inaugurim, transmeton arbresh.info

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë u pa të veshur me një maskë fytyre ndërsa po ecte drejt një automjeti të Shërbimit Sekret të martën në mëngjes nga shtëpia e saj.

Përmes një postimi në Instagram Ivanka e quajti “nderin e një jete të tërë” që ka këshilluar babanë e saj gjatë presidencës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme