Google ADS

ISIS kërcënon Britaninë e Madhe më sulme në prag të Krishtlindjeve

15:47 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

ISIS ka bërë një tjetër kërcënim për festën e Krishtilindjeve, përmes një posteri kërcënues ku paralajmërohet një sulm, së shpejti.

Posteri i publikuar nga një medium pro-ISIS tregon një xhihadist me një rrip plumbash në trup që ecën poshtë rrugës së Oxford nën dritat e Krishtlindjeve të këtij viti, të cilat aktualisht varen mbi rrugën qendrore të Londrës, transmeton arbresh.info.

ISIS-i duket se po nxit makinën e propagandës përpara festës, duke prodhuar një seri posterash grafikë ku kërcënohet për sulme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme