Google ADS

Gjermania thotë se raketat janë gati për t’u transportuar në Ukrainë

08:49 | 3 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Gjermania po shqyrton furnizimin me 2700 raketa kundërajrore për Ukrainën, ndërsa kërkon të mbrohet nga një pushtim nga Rusia, tha të enjten një burim qeveritar, transmeton arbresh.info.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi më herët se ministria e ekonomisë kishte miratuar furnizimin e raketave Strela të prodhimit sovjetik, pjesë e inventarit të ushtrisë së ish-Republikës Demokratike Gjermane.

Një burim i tha Reuters se Këshilli Federal i Sigurimit ende nuk e kishte miratuar masën. “Raketat janë gati për t’u transportuar,” tha burimi.

Kjo do të vinte në krye të 1000 armëve antitank dhe 500 raketave tokë-ajër Stinger që Gjermania tha të shtunën se do t’i furnizonte Ukrainës, në një ndryshim të politikës pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm