Gjashtë persona, që janë të zhdukur, konsiderohen se kanë vdekur pasi një anije mallrash u përplas me një urë të madhe në Baltimor, duke shkaktuar shembjen e saj.
Disa vetura ranë në lumë gjatë shembjes së urës.
Ekipi i anijes së mallrave lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Merillendit.
Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.
Me anijen që ishte nisur drejt urës “me një shpejtësi shumë, shumë të madhe”, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë, tha guvernatori Wes Moore.
Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar shumë. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.
Gjashtë personat që janë të zhdukur, dhe që besohet se kanë vdekur, ishin pjesë e ekipit të ndërtimit që po punonin në një intervenim në urë, tha sekretari i Transportit në Merilend, Paul Wiedefeld.
Një drejtues i lartë i kompanisë që kishte punësuar punëtorët tha të martën se punëtorët konsiderohen të vdekur, duke pasur parasysh thellësinë e lumit dhe kohën e gjatë që ka kaluar që nga përplasja.
Jeffrey Pritzker, nga kompania Brawner Builders, tha se punëtorët po punonin në mes të urës ku ajo u shemb. Trupi i asnjërit prej punëtorëve të zhdukur ende nuk është gjetur.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerr nga uji dy persona. Një person, që u trajtua në spital, u lirua nga spitali disa orë më vonë.
Disa makina përfunduan në ujë, por autoritetet thanë se besojnë se në to nuk kishte njerëz.
Policia tha se ishte pranuar informatën nga anija se kishte humbur kontrollin e drejtimit të saj dhe u kërkuan policisë që të ndalnin trafikun.
Një zyrtar policor, që ndali trafikun, u nis drejt urës për të njoftuar edhe ekipin e ndërtimit, por disa sekonda më vonë ai u njoftua përmes radiolidhjes nga një koleg i tij se ura ishte shembur krejtësisht.
Nga viti 1960 deri më 2015, 35 ura të mëdha janë shembur në botë për shkak të përplasjes së anijeve, sipas Shoqatës Botërore të Infrastrukturës të Transportit Ujor./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...