Sipas “Newsweek“, FBI ka bërë thirrje sektorit privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të kenë kujdes të shtuar, për ndonjë sulm potencial kibernetik nga Rusia.
Situata mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë arritur që FBI të vijë me një mendim të mundshem, se tensionet mes këtyre dy shteteve do të krijojnë trazira në Evropën Lindore, përcjell arbresh.info.
“Departamenti i krimeve kibernetike të FBI-së në koordinim me zyrën për sektor privat të kësaj agjencie, ka përpiluar një raport me qëllim që të informoj sektorin privat rreth kërcënimeve për sulme kibernetike që po i sponsoron shteti rus”, thuhet në kumtesë.
FBI ka thënë poashtu se do të mbrojnë ShBA-të nga çfarëdo veprimi rus, ndërsa kanë theksuar se Sulmet kibernetike dhe kërcënimet nga Rusia kanë ardhur gjithmonë kur ka pasur tensione mes dy shtete të ndryshme.
Në raport thuhet se situata e sigurisë në Ukrainë mund të përshkallëzohet pa ndonjë paralajmërim, duke shtuar se Moska nëse jo me dhunë, përdor sulmet kibernetike për të krijuar kaos. / arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë