FBI dhe agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit bëjnë me dije se kanë shkatërruar një rrjet masiv kompjuterësh të hakuar që ishin përdorur për të mashtruar mijëra njerëz, të cilëve iu ishin vjedhur miliona dollar.
Departamenti i Drejtësisë sekuestroi mbi 8 milionë dollar në kriptovaluta nga hakerët dhe hoqi kodin nga një numër i paspecifikuar kompjuterësh të “manipuluar” në SHBA dhe në mbarë botën.
“Kjo është një goditje e rëndë ndaj aplikacionit të hakerimit Qakbot, të bandës së hakerave rusisht-folës, i cili ka shkaktuar dëme për vite me radhë për njerëzit, por edhe për agjencitë qeveritare në mbarë botën”, rrëfen një zëdhënës i Departamentit.
Operacioni mund të konsiderohet si arritja më e fundit e përpjekjeve agresive të FBI-së për të goditur mjetet e njohura të hakerimit që lejojnë kriminelët kibernetikë t’iu heqin amerikanëve miliona dollar nga xhepat e tyre.
“Kjo është një përpjekje e përbashkët për të synuar shërbimet që kriminelët e tjerë kibernetikë po përdorin në të gjithë globin,” tha një zyrtar i lartë i FBI-së në një intervistë.
Mjeti që FBI synoi në këtë rast, i njohur si një botnet, është një ushtri kompjuterësh të infektuar që hakerët përdorin shpesh për një sërë mashtrimesh. Është një mënyrë e lirë për të grumbulluar fuqi dixhitale që mund të trokasë shërbimet kritike si shkollat ose ofruesit e kujdesit shëndetësor jashtë linje.
Qakbot ka qenë rreth 15 vjet aktiv, por përdorimi i mjetit nga bandat e hakerave që kërkojnë shpërblim shtoi urgjencën në përpjekjet e zbatimit të ligjit për të depërtuar në infrastrukturën e grupit.
Hetimi arriti kulmin në fund të javës së kaluar, kur FBI ridrejtoi trafikun e internetit të botnet-it përmes serverëve kompjuterikë të kontrolluar nga byroja dhe më pas lëshoi komanda për disa kompjuterë të infektuar për të çinstaluar softuerin keqdashës./A2CNN
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...