Zjarri i madh përfshin fabrikën më të madhe kimike të Rusisë në të njëjtën ditë shtatë persona humbën jetën nga zjarri në objektin e kërkimit të armëve
Një zjarr ka përfshirë fabrikën më të madhe kimike të Rusisë, vetëm disa orë pasi një zjarr i madh vrau shtatë persona në një objekt ushtarak.
Objekti i fabrikës kimike Dimitrievsky u përfshi nga tymi, teksa shkaku i zjarri nuk dihet, ndërsa thuhet se 150 punëtorë të fabrikës u evakuuan, shkruan Dailymail.
Kjo fabrikë, në lindje të Moskës prodhon më shumë tretës industrial se çdo fabrikë tjetër në Rusi dhe gjendet vetëm 1 mijë kilometra nga kufi me Ukrainën.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se forcat e saj shkatërruan katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake në Ukrainë gjatë natës me raketa Iskander në një sulm brenda natës./KK/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...