Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të rinjtë e saj të mos jenë viktima të terrorizmit dhe organizatave terroriste.
Erdogan mbajti një fjalim në Samitin e Rinisë të Republikës së Turqisë në Ankara.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë nga të rinjtë tanë të zhduket në ingranazhet monstruoze të terrorizmit”, citohet të ketë thënë presidenti turk në një fjalim, duke shtuar: “Ne nuk do t’i lejojmë ata që përpiqen të përfitojnë nga gjaku i të rinjve”.
Madje ai theksoi se të tjerët nuk kanë të drejtë t’i japin vendit të tij mësime në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
“Njollat e turpit nga historia e atyre që na japin mësime rreth të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë, një nga një, nga Evropa në Kanada, po dalin ngadalë në dritë”, ka thënë më tej Erdogan.
Ai edhe një herë ka nderuar viktimat, në 26 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke vlerësuar se ky gjenocid, i kryer në zemër të Evropës, para syve të Kombeve të Bashkuara, do të mbetet një njollë e zezë në historinë e njerëzimit.
“… Me çdo varr masiv të zbuluar, dhimbja jonë rritet. Këto varre gjithashtu na kujtojnë angazhimin tonë për të mos harruar gjenocidin dhe jo për të lejuar siç tha i ndjeri Alija Izetbegoviq, që ‘gjenocidi i harruar përsëritet’”, ka thënë ndër tjerash Erdogan. /Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...