Google ADS

Britania ska të ndalur,  i dërgon përsëri armatim Ukrainës

17:27 | 28 Shkurt 2022
KRG

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, sot ka biseduar përsëri me presidentin e Ukrainës, Volodyyr Zelensky, ku tema kryesore ishte informimi i për detajet më të reja në terren dhe rezistencën e shtetit ukrainas.

Pas bisedës telefonike nga Downing Street, kanë bërë të ditur se Johnson “lavdëron” trimërinë e Zelensky dhe popullit ukrainas.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Johnson ka njoftuar se do të vazhdojë të dërgojë ndihma ushtarake në drejtim të shtetit të Ukrainës, përcjell arbresh.info.

Johnson ka theksuar se Britania e Madhe është e përkushtuar të dërgojnë më shumë ndihma në orët dhe ditët  në vazhdim.

Përveç ndihmave, kryeministri britanik ka thënë se do të dërgojë edhe armatime të ndryshme, për t’i i ndihmuar ushtrisë ukrainase që t’i rezistojnë sulmeve të ndryshme nga ushtria ruse. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme