Sekretari i Shtetit i SHBA ,Antony Blinken thirri Presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) Mirjana Spoljaric Egger dhe disa diplomatë të lartë të Lindjes së Mesme të premten për të diskutuar krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza.
Siç ka raportuar CNN, SHBA-të janë përballur me kritika për bllokimin e një rezolute të OKB-së që kërkonte një armëpushim në Gaza.
SHBA ka rritur presionin ndaj Izraelit për të bërë më shumë për të mbrojtur civilët, por mbetet një aleat vendimtar.
Thirrja e Blinken me Ministrin e Jashtëm saudit Princin Faisal bin Farhan “pohoi urgjencën e adresimit të nevojave humanitare në Gaza, parandalimin e përhapjes së mëtejshme të konfliktit dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, sipas një leximi të thirrjes nga Departamenti i Shtetit./abcnews.al
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën