Presidenti amerikan, Joe Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se Izraeli e kishte informuar për rezultatet e një testi të ADN-së që konfirmoi vrasjen e Sinwar në Gaza.
“Kjo është një ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën,” tha ai, duke shtuar se inteligjenca amerikane kishte kontribuar në ndjekjen e Izraelit të liderit të Hamasit gjatë vitit të kaluar, shkruan Aljazeera, transmeton Arbresh.info.
Por pas njoftimit të Izraelit, mesazhi i Bidenit për Izraelin duket se synon de-përshkallëzimin e luftës – edhe pse Netanyahu tha në fjalimin e tij më herët se lufta në Gaza nuk ka përfunduar ende.
“Së shpejti do të flas me kryeministrin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë… për të diskutuar një mënyrë për t’i sjellë pengjet në shtëpi te familjet e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte njëherë e përgjithmonë, e cila ka shkaktuar kaq shumë tmerr te njerëzit e pafajshëm.” thuhet në deklaratën e Biden.
“Tani ka një mundësi për një “ditë pas” në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe për një marrëveshje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët. Jahja Sinwar ishte një pengesë e pakapërcyeshme për arritjen e të gjitha këtyre qëllimeve. Ajo pengesë nuk ekziston më. Por na mbetet shumë punë”, vazhdoi ai.
Biden ka fajësuar prej kohësh Sinwar dhe Hamasin për dështimin për të negociuar një armëpushim në Gaza, për të cilin Hamasi dhe disa liderë të tjerë botërorë fajësojnë Netanyahun dhe Izraelin.
Lexo edhe:
Ministri i Jashtëm izraelit e konfirmon: Lideri i Hamasit Yahya Sinwar ka vdekur
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA