BE i “shpall luftë” Rusisë, Ukraina do të furnizohet me avionë luftarake

22:27 | 27 Shkurt 2022
KRG

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja është e gatshme ta furnizoj ushtrinë e Ukrainës me avionë luftarake.

Gjatë konferencës, ka treguar se disa shtete anëtare të BE-së kanë shprehur gatishmëri për t’ia dhuruar ushtrisë së Ukrainës avionët.

Ne jemi gati të furnizojmë ushtrinë ukainase me avione luftarake. Nuk po flasim këtu për municione. Ne do furnizojmë Ukrainën me armët më të rëndësishme për të shkuar në luftë. Ministri Kuleva na ka thënë se ata kanë nevojë për avione luftarake për të operuar ? Ne e dimë se për çfarë avionesh bëhet fjalë dhe disa shtetet anëtare i kanë këto avione. Kufijtë perëndimorë të Ukrainës janë të hapur. Ka disa shtete anëtare që duan të furnizojnë Ukrainën me armatim shtesë përveç atij të Bashkimit Europian“- ka thënë Borrell, përcjell arbresh.info.

Shtetet të cilët posedojnë avionët në fjalë, janë Polonia e cila ka 23 avionësh Mig-29, kurse pritet të furnizohet me fjalën e fundit të teknologjisë, Bullgaria me 16 të tillë dhe Sllovakia me 21 copë.

Borrell nuk publikoi të dhëna se cili do të ishte shteti, megjithatë deri më tani Polonia ka mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe ndihet më e rrezikuar prej Putinit, gjë që mund ta bëjë edhe më të gatshme për t’i ofruar Ukrainës një pjesë të avionëve të saj, nisur edhe nga fakti se tashmë është në pritje të avionëve F-35. /arbresh.info/

Të ngjashme