Bashkimi Evropian miratoi të enjten një raund të pestë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, sipas Presidencës Franceze të Këshillit të Evropës.
Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi.
Ai përfshin gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë, raporton CNN, përcjell arbresh.info.
Teksti ligjor që përfshin emrat e “oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik” do të publikohet zyrtarisht të premten.
Ndryshe, Rusia sot është përjashtuar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. / arbresh.info/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Kolona të gjata në Merdarë, deri në 2 orë pritje për të dal...
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë