Austria forcon kufijtë, BE dakord për ashpërsimin e masave

23:27 | 12 Shkurt 2023
E.H

Austria po forcon sërish kontrollet në kufirin e saj me Hungarinë për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

Zyrtarët bën me dije se shumë njerëz janë zbritur në kufi ku duhet të jepnin informacione tek autoritetet austriake pasi ishin raportuar për procedurat e azilit në Hungari.

Ky veprim pason samitin e liderëve të Bashkimit Evropian të cilët dy ditë më parë ranë dakord për të ashpërsuar masat në kufijtë mes anëtarëve të unionit , duke premtuar më shumë fonde për kamerat, dronët dhe kullat e vrojtimit.

Që nga viti 2015, 1.3 milionë njerëz kanë mbërritur në BE, duke kërkuar azil.

Në një dokument të publikuar në fund të samiti 16-orësh liderët e BE-së theksuan se rritja e emigracionit të paligjshëm mbetet një sfidë për Evropën që kërkon një përgjigje globale, shkruan euronews.al.

Prandaj, udhëheqësit i bënë thirrje KE-së që të “mobilizojë menjëherë fonde të rëndësishme të BE-së” për të forcuar kufijtë e jashtëm të bllokut duke rritur mbrojtjen, forcimin e infrastrukturës, objekteve të mbikëqyrjes.

Liderët e BE-së arritën një marrëveshje mbi një “parim”, sipas të cilit një vend në bllok mund të përdorë një vendim gjyqësor në një shtet tjetër.

Kjo do të ndihmojë në parandalimin e emigrantëve që të shkojnë në një vend tjetër për të kërkuar azil pasi janë refuzuar nga vendi i parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme