Google ADS

Italia drejt “lirisë” lehtëson masat, nga 1 marsi s’ka më karantinë

21:05 | 22 Shkurt 2022
KRG

talia duket se më në fund do të jetë e hapur për të gjithë. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka deklaruar se tashmë është momenti që turistët të jenë të lirë të lëvizin.

Sipas tij bëhet me dije se duke filluar nga 1 marsi udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme të karantinohen. Me një urdhër të ri autoritetet italiane të shëndetësisë kanë vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Udhëtarët që duan që të futen në Itali mjafto që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.

Sipas vendimit të ri ato që nuk janë të vaksinuar nuk është e nevojshme të kenë pasaportën, por mjafton një test PCR negativ./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme