Google ADS

VIDEO – Aksident tragjik në mes të kamionëve, la në vend një elefant dhe lëndoi katër të tjerë

09:30 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Një elefant ka ngordhur ndërsa katër të tjerë po trajtohen për lëndime pas një aksidenti me kamioni në një autostradë të madhe spanjolle që shkaktoi protesta në mesin e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve.

Kamioni u përmbys të hënën në autostradën që lidh Albacetin me Murcia, në jug të vendit, pas tejkalimit të një makine tjetër, tha zëdhënësi i Gardës Civile të Albacete, Jose Amado, transmeton arbresh.info.

Ai tha se nga hetimi fillestar kanë gjetur se lëvizja e pesë elefantëve të gjinisë femër brenda kamionit mund ta ketë destabilizuar lëvizjen kur shoferi manovroi për të kaluar korsitë.

Shoferi nuk është plagosur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por një nga elefantët ka vdekur në vend.

Të katër elefantët e mbijetuar po trajtohen nga veterinerët në një objekt publik përpara se të zhvendosen në një klinikë në ditët e ardhshme, tha Amado.

Tre prej tyre kanë lëndime të vogla dhe një ka lëndime më të rënda në këmbë.

“Me pesë kafshë brenda, secila prej të cilëve peshon tre deri në katër ton, aksidente mund të ndodhë pa marrë parasysh sa kujdes është marrë”, deklaroj ai.

Një pjesë e autostradës pranë Pozo Kanada, në jug të Albacete, mbeti e mbyllur për gati tre orë deri sa u hoq edhe kufoma e elefantit të vdekur, thanë autoritetet lokale.

Ky aksident ka ngjallur regaimet e grupeve për të drejtat e kafshëve, ato thanë se ky aksident është shembulli më i fundit se si natyra e biznesit të cirkut është një rrezik për nevojat fizike dhe të sjelljes së kafshëve të egra.

“Këto kafshë po qarkullojnë brenda vendit, të kufizuara dhe të detyruara për të qarkulluar”, tha Presidenti Ndërkombëtar i Mbrojtësve të Kafsheve, Jan Creamer.

Ai shtoj se kafshët shpesh janë të kufizuara në hapësira të vogla, dhe të privuara nga nevojat fizike dhe sociale gjatë kohës që qëndrojnë të mbyllura gjatë transportit.

Ndërsa Shoqata e Circuses United tha se kamioni i përmbysur ishte kontrolluar nga autoritetet për transportin e kafshëve dhe udhëtimi ishte miratuar nga veterinarët./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme