Një aeroplan i vogël është përplasur në një bllok pallatesh pranë Bicester të Anglisë.
Policia e Luginës së Thames njoftoi se aksidenti ndodhi gjatë ditës së sotme dhe se piloti është dërguar në spitalin John Radcliffe, por nuk dihet shkalla e lëndimeve të tij.
Blloku i ri i banesave jashtë Camp Road, Upper Heyford, ishte i pabanuar dhe oficerët thanë se askush tjetër nuk u lëndua.
Një dëshmitar okular përshkroi se kishte parë pilotin duke zbritur me parashutë në çatinë e bazës së vjetër të RAF, raporton bbc.
“Unë ngrita sytë dhe pashë djalin që kërceu nga ky aeroplan dhe mendova, ky është një vend i çuditshëm për t’u hedhur me parashutë”, tha Tisa Kilby.
Shërbimi i Ambulancës Qendrore Jugore tha se viktima, një “zotëri i moshuar” u trajtua në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital./alsat.mk/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër