19 të vdekur dhe 13 të zhdukur nga cikloni në Filipine

08:54 | 14 Tetor 2021
A. B.

Si pasojë e një cikloni tropikal ‘Maring’ që ka goditur Filipinet, 19 persona kanë vdekur ndërsa 13 tjerë ende janë të zhdukur, njofton Qendra Nacionale e Filipineve për Katastrofat (NDRRMC) .

Vdekjet janë regjistruar në vendet si Ilocos Sur, Pangasinan dhe Pala]an, ndërsa të zhdukurit janë raportuar në Ilocos Norte, Ilocos Sur, Pangasinan, La Union dhe Palaan, shkruan cnn transmeton portali arbresh.info

NDRRMC po ashtu është duke konfirmuar raportet për 11 të vdekur në Cagayan dhe Benguet dhe tre të lënduar e një të zhdukur në Benguet.

Tajfuni Maring ka goditur Filipinet të martën, duke shkaktuar vërshime dhe shkatërruar zona.

Po ashtu rreth 325 shtëpi janë dëmtuar dhe 89 janë shkatërruar tërësisht. Stuhia ka prekur rreth 200 mijë banorë. / arbresh.info/

Të ngjashme