19 studentë i japin fund jetës pas rezultateve të dobëta në shkollë

21:47 | 1 Maj 2019
Trina Galanxhi

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Indi dhe ka ngjallur shqetësim të madh. 

Sipas CNN, vetvrasjet kanë ardhur si pasojë e rezultateve të dobta  të testit përfundimtar i cili u jep të drejtë studentëve india të vijojn arsimin e lartë.

Prindërit kanë fajësuar departamentin e arsimit për edukim të ulët në Indi, si dhe qeverinë e shtetit të Telaganës.

Më shumë se 2 milion nxënës çdo vit japin këto teste dhe me siguri që jo të gjithë ia dalin. 19 djemtë që vranë veten vinin nga familje të varfëra dhe e konsideronin këtë si mundësinë e tyre të vetme për të krijuar një jetë ndryshe nga ajo e prindërve të tyre.

Ekspertët kanë kritikuar sistemin edukativ të Indisë. Ata thonë që studentët janë në presion të vazhdueshëm për mbërritjen e normave për pranime në universitete. Qindra të rinjë indian vrasin vetën çdo vitë. Vetëm në vitin 2015 kishte 9 mijë vetëvrasje në këtë shtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme