Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor i Ukrainës në luftën përballë Rusisë dhe këtë gjë e kanë treguar duke dërguar armatim, para, logjistikë.
Por përveç ndihmave materiale, ndihma amerikane për Ukrainën duket se ka qenë dhe këshilluese për veprimet që do të ndërmarrë.
Sipas të dhënave të fundit nga një zyrtar i administratës së Biden, SHBA e ka këshilluar Kievin zyrtar që të mos nxitohet për të nisur ofensivën finale kundër rusëve.
Zyrtari që qëndron në kushte anonimati, shprehet se Ukraina duhet të presë pakon e radhës së ndihmës amerikane dhe përfundimin e trajnimit të ushtarëve të saj që po stërviten për drejtimin e tankeve Leopold.
Në një vlerësim të fundit të 11 muajve luftë, SHBA deklaron se forcat ruse kanë humbur më shumë se 188 mijë ushtarë që nga nisja e ofensivës në Ukrainë./A2
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...