Google ADS

177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveria shpall 7 ditë zie

13:07 | 29 Dhjetor 2024
E.H

177 persona janë konfirmuar të vdekur pas rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut.

Siç raporton BBC, në aeroplan kanë qenë 181 persona ndërsa dy nga të mbijetuarit janë dërguar në spital, transmeton Arbresh.info.

Lidhur me këtë fatkeqësi, qeveria e Koresë së Jugut ka shpallur shtatë ditë zie.

Rrëzimi i avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Muan mund të jetë aksidenti më i keq i aviacionit në historinë e Koresë së Jugut.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord dhe tentoi të ulej pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

LEXO EDHE:

Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut

Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120 viktima

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme