17 turq kërkojnë azil në Greqi

23:52 | 20 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një grup prej 17 personash kanë arritur në një ishull grek me anije nga Turqia dhe po kërkojnë azil politik në Greqi, thanë autoritetet në Athinë.

Të 17 persona thuhet se janë shërbyes civilë dhe famijet e tyre janë larguar nga puna gjatë spastrimit qeverisës pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info

Rojet bregdetare thanë se turqit, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijë, janë gjetur të hënën në ishullin Oinousses të Detit Egje lindor dhe u dërguan në ishullin e afërt të Kios, ku ndodhet një qendër refugjatësh.

Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë njerëz që nga grusht shteti i dështuar dhe ka shkarkuar të paktën 110 mijë njerëz nga punët e qeverisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme