Google ADS

16 vjeçarja nominohet për çmimin Nobel për Paqe

22:43 | 14 Mars 2019
Arbresh.info

Greta Thurnberg, një nxënëse suedeze e cila ka inspiruar një lëvizje ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike, është nominuar si kandidate për çmimin e sivjetmë të Nobelit për Paqe.

Ajo është nominuar nga tre deputetë norvegjezë, transmeton portali arbresh.info.

Nëse fiton, ajo do të bëhej pranuesja më e re nga Malala Yousafzai e Pakistanit që ishte vetëm 17 kur mori çmimin.

Thunberg ka shkruar duke thënë se ishte “e nderuar” që është nominuar:

“Ne kemi propozuar Greta Thunberg, sepse nëse nuk bëjmë asgjë për të ndaluar ndryshimet klimatike, do të jetë shkaku i luftërave, konfliktit dhe refugjatëve”, tha deputetja norvegjeze socialiste Freddy Andre Ovstegard për agjencinë e lajmeve AFP.

“Greta Thunberg ka nisur një lëvizje masive të cilën e shoh si një kontribut të madh në paqe”, shtoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme