Një i ri nga Venezuela ka humbur shikimin pasi që është gjuajtur me plumb në fytyrë nga zyrtarët e policisë gjatë protestës kundër ndërprerjes së furnizimit me gaz. Kjo ndërprerje erdhi pas vendimit të presidentit Nicolas Maduro.
Raportohet se një polic ka hapur zjarr ndaj Rufo Valendria, ndërkohë që ai protestonte në qytetin Tariba, që është në pjesën veri-perëndimore të vendit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së Hënë.
Djaloshi u dërgua me urgjencë në spital ku doktorët konfirmuan se plumbi ia ka shkatërruar përjetësisht shikimin, raporton agjencia e lajmeve Periodista, transmeton Gazeta Express.
Pamjet tregojnë turmën e protestuesve në rrugë, e gjitha kjo para se policia të fillojë sulmin me armë ndaj protestuesve.
Presidenti de fakto i Venezuelës, Juan Guaido e dënoi dhunën, duke thënë: “Ne nuk bën që të mësohemi me kësi lloj dhune, nuk do të ndalojmë të i quajmë vrasës, dhe as nuk do të ndalemi nga veprime sadiste, siç është rasti i Rufo Chacon, i cili nuk ishte mësuar të jetoj pa gaz natyror në vendin e tij”.
Venezuela është vend i cili ka pasuri dhe rezerva të mëdha të naftës dhe gazit natyror.
Zyrtarët e qeverisë së Maduros e dënuan aktin, dhe shtuan se i vjen keq për këtë rast që ka ndodhur, dhe se dy policët, Javier Useche Blanco dhe Henrry Ramirez Hernandez janë larguar nga puna dhe do të hetohen.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...