Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me shpejtësi gjatë natës dhe kishte dalë jashtë kontrollit të dielën, duke detyruar evakuimin e tetë fshatrave dhe 1,500 personave në provincën e Zaragozës, thanë zjarrfikësit.
Kreu i qeverisjes lokale të Aragonit, Javier Lamban, tha të dielën se situata ishte kritike në qytetin e Añon de Moncayo dhe përparësia për 300 zjarrfikësit që luftonin zjarrin ishte mbrojtja e jetëve njerëzore dhe fshatrave.
Zjarri që filloi të shtunën, u përhap në një perimetër prej 50 kilometrash në më pak se 24 orë, tha zyrtari lokal i pyjeve. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve EFE, vlerësohet se sipërfaqja e djegur mund të jetë deri në 8,000 hektarë.
Të evakuuarit u strehuan në tre qendra të ndryshme sportive në qytetet fqinjë.
Zjarrfikësit thanë se shpejtësia e shuarjes së zjarrit varet nga moti, por se parashikoheshin erëra të forta deri në 60 kilometra në orë.
Thatësira dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta në vendin mesdhetar po e bëjnë 2022-in vitin me më shumë zjarre prej një shekulli.
Deri tani këtë vit, Ministria Spanjolle për Ambjentin ka regjistruar 43 zjarre të mëdha. Zjarre të mëdha konsiderohen ato që kanë djegur të paktën 500 hektarë.
Ky numër është katër herë më i madh sesa një vit më parë dhe përbën rekord për dekadën e fundit.
Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje thotë se 248,674 hektarë janë djegur nga zjarret deri tani këtë vit në Spanjë. Kjo shifër është pothuajse katërfishi i mesatares së vendit prej 66,965 hektarësh gjatë gjithë vitit që nga viti 2006./tch/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale