150 shtëpi të djegura nga zjarri në Greqi

01:03 | 5 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Manastiri dhe një duzinë fshatrash u rrethuan nga zjarri në ishullin Euboea, 200 km nga Athina, të mërkurën pasdite, dhe zjarri duket se është jashtë kontrollit, thanë zjarrfikësit e përfshirë në luftimin e zjarrit.

Banorët e 12 fshatrave nga zjarri janë evakuuar, ndërsa tre murgj në manastirin e Shën Davidit pranë Rovies, në Euboea veriore, refuzuan të largoheshin, raportuan gazetat lokale, siç konfirmuan zjarrfikësit në Euboea, transmeton portal arbresh.info

Nënkryetari i një fshati fqinj, Argyris Liaskos, shprehu keqardhje në rrjetin televiziv Skai se “nuk ka ndihmë ajrore në shuarjen e zjarrit”.
“Të paktën 150 shtëpi u dogjën,” tha ai.

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në Greqi, rreth dyzet zjarre shpërthyen vetëm gjatë ditës së mërkurë.

Rreth njëqind zjarrfikës po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit me ndihmën e tre helikopterëve dhe dy avionëve zjarrfikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme