Google ADS

15 të vrarë nga shpërthimet e të shtënat në një spital në Kabul

13:08 | 2 Nëntor 2021
A. B.

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 34 të tjerë janë plagosur, nga dy shpërthime e disa të shtëna që goditën spitalin më të madh ushtarak në Afganistan në Kabul, njoftoi sot (e martë) zyrtari taliban i sigurisë.

Shpërthimet ndodhën në hyrjen e spitalit me 400 shtretër “Daud Khan” në pjesën qendrore të Kabulit dhe forcat e sigurisë janë dërguar në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Qari Saeed, shkruan Reuters transmeton arbresh.info

Nuk ka pasur konfirmim të numrave të viktimave, por një zyrtar taliban i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se janë 15 të vdekur e 34 të lënduar.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sidoqoftë, agjencia zyrtare e lajmeve citoi dëshmitarë të kenë thënë se një numër i luftëtarëve të ISIS-it u futën në spital dhe u përleshën me forcat e sigurisë.

Përndryshe, ISIS-i i cili ka kryer një varg sulmesh në xhami dhe në vende tjera në Afganistan që nga ardhja në pushtet e talibanëve në gusht, kishte kryer një sulm në spital edhe në vitin 2017, duke vrarë më shumë se 30 persona. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme