Google ADS

15 të vdekur nga shpërthimi i hepatitit teksa San Diego fillon larjen e rrugëve

08:22 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Në San Diego do të fillojë larja e rrugëve si pasojë e hepatitit që la të vdekur mbi 15 persona, transmeton arbresh.info.

Pastrimi i rrugëve ka filluar që nga e hëna, duke filluar nga lagjet periferike të qytetit ku janë raportuar viktimat e para.

Mediat e atjeshme tregojnë që ka plane të vazhdueshme për pastrim duke u munduar ta parandalojnë përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes.

Deri tash 15 veta kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë hospitalizuar si pasojë e përhapjes së sëmundjes./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme