15 të vdekur nga shembja e një mbikalimi të metrosë në Meksikë

08:25 | 4 Maj 2021
Përparim Bublaku

Të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Meksikë derisa një tren po udhëtonte në të, kanë thënë zyrtaret.

Disa pjesë të trenit ranë në tokë, duke shtypur të paktën një veturë e cila ishte në një rrugë poshtë.

Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrëfikësit po vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbijetuarit pas aksidentit.

Pamje dramatike janë shfaqur që tregojnë mbikalimin duke u shembur në stacionin Olivos në 12 Line të metrosë.

Ekzistojnë frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme