Së paku 15 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u lënduan sot herët në mëngjes kur dy trena pasagjerësh u përplasën në rrethin Brahmanbaria të Bangladeshit në lindje të kryeqytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Deri më tani, kemi konfirmuar 15 të vdekur në aksidentin. Akoma jemi duke bërë punë rikuperimi”, tha për AA shefi i policisë lokale Mohammad Anisur Rahman.
Ai tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa pasagjerë raportohet të jenë bllokuar nën vagonët.
“Një komitet është formuar për të hetuar aksidentin dhe ne do të jemi në gjendje të konfirmojmë numrin e saktë të viktimave dhe dëmeve tjera pas raportit të tyre”, tha Rahman.
Aksidenti ndodhi kur një tren gabimisht shkeli sinjalin derisa ndërroi binarët në stacion, njoftoi kanali televiziv privat Shomoy TV, duke cituar policinë.
Shërbimi hekurudhor midis kryeqytetit Dhaka dhe dy qyteteve tjerë të rëndësishëm, Sylhet dhe Chottogram, është pezulluar.
Presidenti i Bangladeshit Abdul Hamid dhe kryeministri Sheikh Hasina shprehën ngushëllimet e tyre për humbjet.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...