Kina ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi 15 raste të reja me koronavirus më 10 shtator, nga shtatë raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit në deklaratë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të gjitha rastet ishin infeksione të importuara që përfshijnë udhëtarë nga jashtë, duke shënuar ditën e 26-të me radhë pa infeksione lokale.
Numri i rasteve të reja asimptomatike gjithashtu u rrit në 22 nga 15 një ditë më parë. Kina nuk i klasifikon këta pacientë pa simptoma si raste të konfirmuara COVID-19.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,168, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...